Ndërlidhjet

HRW, kritikon Ukrainën për shkelje të rregullave të luftës


Ilustrim
Ilustrim

Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch (HRW), ka thënë se forcat e qeverisë ukrainase kanë përdorur një grumbull municionesh në zonat e populluara në qytetin lindor Donetsk, në fillim të këtij muaji.

Organizata HRW me bazë në Nju Jork, ka thënë më 20 tetor se ka dëshmi për përdorimin e një grumbulli municionesh, në luftën mes forcave qeveritare dhe separatistëve pro-rusë në shumë lokacione të vendit.

HRW tha se nuk është e mundur që të përcaktohet përgjegjësi i shumë sulmeve, por shton se ka ‘dëshmi të forta" se për disa sulme në Donetsk, përgjësia i bie forcave të Ukrainës.

Sipas HRW, përdorimi i municioneve në zona të populluara, shkel ligjet e luftës, dhe mund të konsiderohen si ‘krime lufte’.

Po ashtu më 20 tetor, organizata 'Amnesty International', ka thënë se edhe rebelët pro-rusë edhe forcat ukrainase mund të jenë fajtor për vrasje dhe krime, në konfliktin në lindje të Ukrainës.

XS
SM
MD
LG