Ndërlidhjet

logo-print

Rritet numri i minatorëve të vdekur në Poloni


Ilustrim

Ilustrim

Numri i të vdekurve nga një shpërthim në minierën e qymyrit në Poloni është rritur në pesë, pasi dy minatorët e djegur rëndë kanë ndërruar jetë në orët e vona të së hënës, ka njoftuar sot, spitali ku ata po trajtoheshin.

Një punëtor kishte vdekur në aksident me 6 tetor në minierën Myslowice-Wesola në Poloninë jugore dhe dhjetëra të tjerë janë shtruar në spital me djegie të rënda.

Dy minatorë të tjerë kanë vdekur më vonë në spitalin Siemianowice Slaskie.

Ndërsa edhe rreth 20 minatorë tjerë vazhdojnë të trajtohen në njësinë e djegieve, tre prej të cilëve janë në gjendje shumë të rëndë.

XS
SM
MD
LG