Ndërlidhjet

Oscar Pistorius dënohet me pesë vite burg


Atleti, Oscar Pistorius

Atleti, Oscar Pistorius

Gjyqtari i Afrikës së Jugut Thokozile Masipa, ka shpallur dënimin ndaj Oscar Pistorius, me pesë vite burg, për vrasjen e të dashurës së tij.

Atleti afrikano-jugor Pistorius 27 vjeç, me dy këmbë të amputuara, ka shtënë me armë zjarri dhe ka vrarë të dashurën e tij, modelen 29 vjeçare Reeva Steenkamp në shtëpinë e tij në Pistorius, në ditën e Shën Valentinit më 14 shkurt 2013.

Pistorius, ka pranuar se ka shtënë me armë, por ka thënë se ka menduar se kanë hyrë hajdutët.

Gjykimi ndaj tij, i cili përfundojë sot, ka zgjatur shtatë muaj.

XS
SM
MD
LG