Ndërlidhjet

Shpërthime në Irak, 9 të vdekur


Pamje nga shpërthimet e bombave në Irak
Pamje nga shpërthimet e bombave në Irak

Autoritetet e Irakut kanë njoftuar se shpërthimi i dy bombave ka vrarë nëntë njerëz sot, në Bagdad.

Sipas policisë, një bombë ka shpërthyer në hyrjen e një marketi në jug të Abu Dashir, ku shumica e banorëve janë myslimanë Shiit, duke lënë të vdekur katër persona dhe lënduar nëntë të tjerë.

Pas disa minutash, një tjetër bombë ka shpërthyer afër një restauranti në qendër të Bagdadit, ku janë vrarë pesë persona dhe lënduar 12 të tjerë.

Iraku, është zhytyr në krizën e tij më të lartë, prej se trupat amerikane janë larguar në fund të vitit 2011, i cili vend në vazhdimsi po sulmohet nga militantët e Shtetit Islamik (IS).

XS
SM
MD
LG