Ndërlidhjet

Rusi: Fajtore “neglizhenca kriminale” e zyrtarëve të aeroportit


Pamje e aeroportit Vnukovo në Moskë

Pamje e aeroportit Vnukovo në Moskë

Hetuesit e Rusisë thonë se përplasja e aeroplanit nga i cili u vra shefi ekzekutiv i kompanisë së njohur franceze të nafëts, Total, është shkaktuar nga “neglizhenca kriminale” e zyrtarëve të aeroportit.

Shefi i korporatës Total, Christophe Margerie, dhe tre anëtarë francezë të ekuipazhit, u vranë pasi aeroplani i kompanisë u ndesh me makinën për pastrimin e borës në aeroportin moskovit Vnukovo, mbrëmë vonë.

Komiteti Hetues i Rusisë tha se disa zyrtarë të aeroportit do të suspendohen, ndërsa hetimet do ta vlerësojnë punën e menaxherëve.

Shoferi i makinës për pastrimin e borës tashmë është arrestuar.

Hetuesit thanë se në kohën e incidentit, ai ishte i dehur. Por, avokati i tij i ka hedhur poshtë këto akuza.

Kompania Total është njëri prej investuesve më të mëdhenjë të jashtëm në Rusi.

Kremlini tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i ka “vlerësuar lartë” aafëtistë biznesore të të ndjerit Margerie, dhe “përkushtimin e tij të vazhdueeshëm për zhvillimin e maarrëdhënieve të dyanshme Rusi – Francë.

XS
SM
MD
LG