Ndërlidhjet

BE: Mirëpritet amnistia në Azerbajxhan


Pamje e kryeqytetit Baku
Pamje e kryeqytetit Baku

Bashkimi Evropian e ka mirëpritur amnistinë në Azerbajxhan, që është shpallur nga presidenti, Ilham Alijev, javën e kaluar.

Në deklaratën e publikuar mbrëmë, zëdhënësit e përfaqësueses së lartë të BE-së, Catherine Ashton, dhe komisionarit për zgjerim, Stefan Fyle, thanë se me amnisti do të përfshiheshin afro 80 të burgosur, dhe së paku katër aktivistë të shoqërisë civile.

Ky veprim është përshkruar si “hap i parë pozitiv në kthimin e trendit të muajve të fundit” dhe është bërë thirrje për autoritetet e Azerbajxhanit ta zgjerojnë amnistinë edhe për “individët e tjerë që i takojnë organizatave të shoqërisë civile, që aktualisht ballafaqohen me burgim”.

Bashkimi Evropian, Shtetet e Bashkuara dhe ekspertët e Kombeve të Bashkuara për të drejtat e njeriut, e kanë dënuar trendin e represionit kundër shoqërisë civile në Azerbajxhan. Ky vend aktualisht e kryeson Këshillin e Evropës.

XS
SM
MD
LG