Ndërlidhjet

Maqedoni: Sensibilizim për ushqyeshmërinë


Ilustrim
Ilustrim

Qeveria e Maqedonisë përmes një fushate mediatike e cila kushton rreth gjysmë milion euro në të cilën është angazhuar personalisht edhe kryeministri Nikolla Gruevski, synon të sensibilizojë veçanërisht grupmoshat më të reja për të konsumuar produkte të shëndetshme ekologjike.

Ekspertët e ekonomisë dhe nutricionistët konsiderojnë se para se qeveria e Maqedonisë t`u rekomandojë qyetarëve që në tryezat e ngrënies të kenë më shumë produke organike, gjegjësisht pa përmbajtje të pesticideve, të angazhohet në ngritjen e standardit jetësor të qytetarëve për shkak të kostos së lartë të këtyre produkteve.

“Qyetarët jo se nuk e kanë vetëdijen e duhur dhe jo se nuk e dinë se cka është më e mira për shëndetin e tyre , por është aspekti ekonomik ai që drejtpërdrejt ndikon në atë se cilat prodhime do të detyrohen t`i konsumojnë. Fatkeqësisht, shumica e qyetarëve janë të detyruar të vendosin të konsumojnë prodhime të lira, jo se duan të dëmtojnë shëndetin e tyre por se gjendja ekonomike nuk u mundëson të konsumojnë prodhime me cilësi të lartë të cilat janë shumë më të kushtueshme” , thekson Arben Halili drejtor ekzekutiv i Odës Ekonomike të Maqedonisë veri-perëndimore.

Ai ka shtuar se duhet të ndahen mjete nga ana e qeverisë edhe për përforcimin e kapaciteve të industrisë ushqimore për të prodhuar produkte me cilësi të lartë.

Nga ana tjetër ekspertët vlerësojnë se nuk ka asgjë të keqe në përfshirjen e kryeministrit të Maqedonisë në këtë fushatë, pasi që zakonisht në reklama që kanë për qëllim senzibilizimin e opinionit përfshihen personaitete të njohura.

Por sipas ekspertit maqedonas Marko Trashanovski, mund të jetë problem mënyra se si këto mesazhe i servohen opinionit, pasi që zënë një pjesë të madhe mediatike duke tërhekur vëmendjen e qyetarëve nga problemet reale me të cilat përballet vendi.

“Nuk është kontestuese se fushatat e Qeverisë të cilat tangojnë interesat e qytetarëve, duhet të përshihen edhe në edicionet informative, por në rastin konkret këto fushata zënë vendin më të madh në paralajmërimin e edicioneve informative, kuptohet se temat e tjera i lënë në plan të dytë. Kjo bën që opinioni të shpërqëndrohet nga disa tema ekonomike dhe politike të cilat janë shumë më thelbësore”, thekson Marko Trashanovski

Sipas të dhënave nga Instituti për Shëndet Publik në Maqedoni, është vërtejtur se 37,9 % të fëmijëve të moshës prej 6 deri në 8 vjet kanë probleme me mbipeshën, përderisa analizat e hulumtimit në fjalë kanë nxjerrë në pah shifrën e 29.4% të fëmijëvë me mbipeshë në kopshtet e Maqedonisë.

Ndërkohë disa ambiente mësimore duke përfshirë dhe kopshtet e fëmijëve të vendit, në bashkëpunim me departamentin e shëndetësisë dhe arsimit, kanë aprovuar rregullore përkatese për vaktet e ngrënies, e që përmbajnë ushqim të balancuar.

Sipas nutricionistëve, prindërit janë shembulli më i mirë për krijimin e shprehisë së ngrënies tek fëmijët e tyre, sesa fushatat përmes reklamave apo detyrimi nga institucionet arsimore.

XS
SM
MD
LG