Ndërlidhjet

Pakistan: Talibanët e shkarkuan zëdhënësin e tyre


Shahidullah Shahid
Shahidullah Shahid

Talibanët pakistanezë kanë shpallur se e kanë shkarkuar zëdhënësin e tyre, Shahidullah Shahid.

Kjo deklaratë e publikuar sot në faqen e tyre në Internet, u bë disa ditë pasi një video-mesazh, që thuhej se ishte i zëdhënësit Shahid, bënte me dije se ai dhe një grup i komandantëve të tjerë, kishin kaluar në grupin ekstremist Shteti Islamik.

Autenticiteti i këtij video-mesazhi nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Në deklaratë theksohet se emri “Shahidullah Shahid” ishte pseudonim, ndërsa emri i vërtetë i tij është, Sheikh Maqbool.

XS
SM
MD
LG