Ndërlidhjet

logo-print

Sllovaki: Nuk lejohet eksporti i ujit


Ilustrim

Ilustrim

Parlamenti i Sllovakisë e ka miratuar amandamentin kushtetues që e ndalon eksportin e ujit të pijshëm nga Sllovakia.

Në votimin e sotëm, për të cilin 102 deputetë votuan për dhe vetëm 5 kundër, disa ligjvënës opozitarë iu bashkuan deputetëve të partisë majtiste në qeveri, Smer. Me këtë legjislacion ndalohet eksporti i ujit të pijshëm dhe atij mineral prej Sllovakisë, nëpërmjet sistemeve të gypave dhe cisternave të ujit.

Ndalesa nuk ka të bëjë me ujin për përdorim personal ose atë në shishe, raporton AP nga Bratisllava.

Sllovakia ka mjaft burime të ujit, por kryeministri, Robert Fico, këtë veprim e cilësoi si hap të “arsyeshëm”.

Ai tha se ishte e domosdoshme të imponiohet kjo ndalesë, pas përpjekjeve për ndërtim të sistemit të gypave për transportin e ujit nga Sllovakia në vendet fiqnje, Hungari dhe Poloni.

Kryeministri Fico tha se i është dhënë dritë jeshile nga Bashkimi Evropian.

XS
SM
MD
LG