Ndërlidhjet

Suedi: Vazhdon kërkimi për nëndetësen misterioze të dyshuar


Luftanija suedeze duke kërkuar për objektin misterioz në ujërat afër Stokholmit

Luftanija suedeze duke kërkuar për objektin misterioz në ujërat afër Stokholmit

Ushtria e Suedisë ka vazhduar edhe sot kërkimin për nëndetësen e dyshuar të jashtme në mesin e ujëdhesave afër kryeqytetit Stokholm.

Komandanti suprem suedez, Sverker Goransson, tha sot se ndërhyrja e dyshuar në ujërat suedeze ishte “shumë serioze”, raporton agjencia DPA nga Stokholmi.

Këto komente ai i bëri pasi i kishte njoftuar anëtarët e parlemanetit lidhur me operacionin ushtarak që po vazhdon.

“Indikimet dhe raportet që i kemi janë shumë të besueshme”, tha Goransson.

Ky operacion kishte filluar të premten e kaluar.

Suedia nuk e ka akuzuar konkretisht asnjë vend.

Tashmë Rusia i ka hedhur poshtë pretendimet se një nëndetëse ruse ishte e involvuar.

XS
SM
MD
LG