Ndërlidhjet

Zyrtarët amerikanë kanë konfirmuar sot se shtetasi, Jeffrey Fowle, njëri nga tre amerikanët që mbahen në Korenë Veriore, është liruar pas negociatave.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan të shtetit, Marie Harf, tha se Fowle është lejuar të largohet nga Koreja Veriore dhe është në rrugë për në shtëpi.

Ajo tha se Shtetet e Bashkuara ende po përpiqen për t’i liruar edhe shtetasit amerikanë, Mattew Miller dhe Kenneth Bae, që mbeten të burgosur në Korenë Veriore.

Uashingtoni e ka akuzuar Korenë Veriore se i ka shfrytëzuar amerikanët e burgosur si mjet në lojën diplomatike.

Koreja Veriore i ka hedhur poshtë këto akuza.

XS
SM
MD
LG