Ndërlidhjet

Kurdët kontrollojnë shumicën e Kobanit


Kobani
Kobani

Ushtria e Shteteve të Bashkuara ka thënë se forcat kurde kanë nën kontroll pjesën më të madhe të qytetit Kobani të Sirisë, ndërkohë që militantët e Shtetit Islamik nuk kanë bërë ndonjë avancim ditëve të fundit.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se situata mbetet e brishtë, pasi militantët xhihadistë vazhdojnë të kërcënojnë Kobanin.

Koalicioni, i udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara, ka vazhduar gjatë natës sulmet ajrore kundër caqeve militante.

Të hënën, Turqia ka lejuar tranzitin e luftëtarëve kurdë të Irakut në Siri, për të ndihmuar kurdët në Kobani.

Ky qytet ndodhet në kufi me Turqinë dhe për më shumë se një muaj është i rrethuar nga militantët e Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG