Ndërlidhjet

Kanadaja rrit nivelin e kërcënimit terrorist


Otava, Kanada

Otava, Kanada

Qeveria e Kanadasë ka rritur nivelin e kërcënimit terrorist, nga i ulët në të mesëm, për shkak të rrezikut nga grupet radikale, të tilla si Shteti Islamik dhe Al Kaida.

Jean-Christophe de Le Rue, zëdhënës i ministrit për Siguri Publike, ka thënë se rritja e kërcënimit do të thotë se shërbimet e inteligjencës kanë indikacione se një “individ apo grup brenda Kanadasë ose jashtë saj, ka qëllim dhe aftësi për të kryer një akt të terrorizmit”.

Kanadaja, këtë muaj, i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që kryen sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG