Ndërlidhjet

Armët e SHBA-së “bien” në duart e IS-it


Ilustrim
Ilustrim

Departamenti i Mbrojtjes i Shteteve të Bashkuara është duke analizuar një video të militantëve të Shtetit Islamik (IS), e cila i tregon ata duke kontrolluar armët që SHBA-ja ka hedhur për luftëtarët kurdë në Siri.

Rreth 27 pako me armë të vogla, municion dhe armatime të tjera, janë hedhur të hënën nga ajri për forcat kurde që mbrojnë qytetin Kobani nga militantët.

Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby, ka thënë se pjesa më e madhe e tyre ka përfunduar në destinacionin e duhur.

Ai po ashtu ka thënë se forcat kurde kontrollojnë pjesën më të madhe të Kobanit, qytet në kufi me Turqinë, porse “Shteti Islamik vazhdon të mbetet kërcënim”.

XS
SM
MD
LG