Ndërlidhjet

Vdes Ben Bradlee, ish-redaktor i WP


Ilustrim
Ilustrim

Ish-redaktori i gazetës Washington Post, Ben Bradlee, ka vdekur në moshën 93-vjeçare.

Ai ka mbikëqyrur mbulimin që i ka bërë gazeta skandalit Watergate, i cili ka çuar në përmbysjen e presidentit amerikan, Richard Nixon.

Si redaktor ekzekutiv nga viti 1968 deri më 1991, Bradlee është bërë njëri nga figurat më të rëndësishme në Uashington, duke e transformuar “Post”-in nga një gazetë e përmbajtur në një nga publikimet më dinamike dhe më të respektuara në SHBA.

Ai ka vdekur në shtëpinë e tij në Uashington për shkaqe natyrore.

XS
SM
MD
LG