Ndërlidhjet

Trafikanti malazez i drogës fshihej në Kosovë


Ilustrim
Ilustrim

Trafikanti i njohur i narkotikëve në Mal të Zi, Safet Kaliq, i cili është arrestuar dy ditë më parë në Vjenë, ka qenë duke u fshehur në Kosovë.

Kështu ka bërë të ditur policia austriake, transmeton Shërbimi i Ballkanit i Radios Evropa e Lirë.

Ai është kapur me pasaportë false të Kosovës, nën emrin Rifat Murik. Besohet se bashkëpunëtorë të tij kanë qenë anëtarë të një grupi kriminal të Kosovës, i cili kontrollon disa rrugë të kontrabandës së heroinës nga Afganistani për në vendet e Ballkanit.

Kaliq ka qenë në arrati për tre vjet.

Ai aukozohet për shpëlarje të miliona eurove.

XS
SM
MD
LG