Ndërlidhjet

Sërish sulmohet ekipi i poliomielitit në Pakistan


Pakistan

Pakistan

Tre persona janë plagosur kur një bombë e telekomanduar ka shpërthyer në veriperëndim të Pakistanit.

Sulmi ka pasur një shënjestër punonjës shëndetësorë, që vaksinojnë fëmijët kundër poliomielitit.

Ai ka ndodhur në zonën Dabar të qarkut fisnor Bajaur.

Përgjegjësinë për sulmin e kanë marrë talibanët.

Pakistani është njëri nga vetëm tre vendet në botë ku poliomieliti është endemik.

Por, militantët talibanë sulmojnë shpesh ekipet e vaksinimit, duke i akuzuar ata se veprojnë si spiunë për Shtetet e Bashkuara.

XS
SM
MD
LG