Ndërlidhjet

Koreja e Jugut heq “kullën e Krishtlindjeve”


Seul, Kore e Jugut
Seul, Kore e Jugut

Koreja e Jugut ka larguar një kullë nga kufiri i saj me Korenë e Veriut, e cila në të kaluarën është dekorurar si pemë e Krishtlindjeve.

Kulla 18 metërshe është mbuluar me drita shumëngjyrëshe për festat e fundvitit dhe në maje të saj është vënë kryqi.

Koreja e Veriut, e cila zyrtarisht është ateiste, e ka parë këtë si propagandë fetare dhe politike dhe ka kërcënuar se do ta shembë atë.

Largimi i kullës vjen një javë pasi zyrtarë të lartë ushtarakë të të dyja Koreve janë takuar për herë të parë në shtatë vjet.

Agjencitë e lajmeve në Korenë e Jugut, duke cituar zyrtarë të mbrojtjes, kanë thënë se kulla, e ndërtuar më 1971, është larguar për shkak se ka mundur të bie.

Janë hedhur poshtë spekulimet se largimi i saj ka të bëjë me marrëdhëniet me Korenë Veriore.

XS
SM
MD
LG