Ndërlidhjet

Vazhdojnë konsultat për tejkalimin e ngërçit politik


Prishtinë

Prishtinë

Partitë politike në Kosovë edhe sot po i vazhdojnë konsultat dhe negociatat, në përpjekje të tejkalimit të krizës rreth formimit të institucioneve të reja.

Pas vendimit të presidentes Atifete Jahjaga që të mos i drejtohet Gjykatës Kushtetuese për sqarime shtesë rreth pikës 127 të aktgjykimit për kryetarin e Kuvendit, tani blloku i partive të koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje është duke shqyrtuar opsionin që vetë t’i drejtohet Kushtetueses.

Presidentja Jahjaga u ka bërë thirrje të dyja blloqeve politike në Kuvend që të ulen dhe të gjejnë kompromis, ngase vendi po rrezikon të zhytet në krizë politike, ekonomike dhe buxhetore.

XS
SM
MD
LG