Ndërlidhjet

Vdes babai i pengut britanik të IS-it


Militant i IS-it (foto ilustruese)

Militant i IS-it (foto ilustruese)

Babai i një pengu britanik, i cili po mbahet nga militantët e Shtetit Islamik (IS), ka vdekur.

Paul Cantlie, 80 vjeç, ka incizuar një video-mesazh nga dhoma e spitalit këtë muaj, duke iu bërë thirrje pengmarrësve që të lirojnë djalin e tij, John.

Familja e tij ka bërë të ditur se ai ka vdekur nga “komplikimet e pneumonisë” më 16 tetor.

“Paul ka vdekur pa e ditur nëse rrëmbyesit e Johnit kanë marrë ndonjë mesazh të tij”, thuhet në deklaratën e familjes.

John Cantlie, gazetar i cili është kidnapuar në Siri në vitin 2012, është shfaqur në disa video të militantëve të Shtetit Islamik.

XS
SM
MD
LG