Ndërlidhjet

KEDS nis grevën për rritje pagash


Ilustrim
Ilustrim

Punëtorët e Distribucionit për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë filluar sot një grevë, e cila deri të premten do të mbahet nga një orë në ditë.

Greva pason kërkesat e punëtorëve për rritje të pagave.

Kryetari i Sindikatës së Pavarur ElektroKosova, Fehmi Pajaziti, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë ka thënë se greva është mbajtur në të gjitha qarqet, me përjashtim të Gjilanit.

Ai ka bërë të ditur se pas ditës së premte do të ndërpritet greva, në mënyrë që t’iu jepet hapësirë përfaqësuesve të KEDS-it që ta shqyrtojnë kërkesën e tyre.

XS
SM
MD
LG