Ndërlidhjet

Kerry: Liritë vazhdojnë të kërcënohen


John Kerry dhe Frank-Walter Steinmeier. Berlin, 22 tetor 2014.

John Kerry dhe Frank-Walter Steinmeier. Berlin, 22 tetor 2014.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë liritë themelore kërcënohen ende në shumë pjesë të botës, përfshirë edhe Evropën.

Duke folur në Berlin, në një konferencë të përbashkët për media me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier, Kerry ka shfaqur shpresën se Rusia do të kuptojë se sa seriozisht është bota e gatshme për të mbrojtur sovranitetin e Ukrainës.

Kerry takon sot në Berlin edhe kancelaren gjermane, Angela Merkel.

Vizita e tij vjen në prag të 25-vjetorit të rënies së Murit të Berlinit.

XS
SM
MD
LG