Ndërlidhjet

logo-print

Juncker mban fjalimin para PE-së


Presidenti i ri i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Presidenti i ri i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Presidenti i ri i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker, ka prezantuar ekipin e tij para Parlamentit Evropian, me shpresë se do të marrë miratimin e tij.

Ai ka riorganizuar disa emërime, pas kundërshtimeve të ligjvënësve.

Duke folur në frëngjisht, Juncker ka thënë se është “patetik” fakti që ai nuk ka mundur të emërojë më shumë se nëntë gra në Komision, edhe pse u ka bërë thirrje qeverive kombëtare që të paraqesin më shumë gra.

Ai po ashtu u ka bërë thirrje eurodeputetëve që të kërkojnë nga partitë kombëtare të rrisin ndërgjegjësimin për barazinë gjinore.

Ligjvënësit votojnë sot për ekipin e Junckerit.

XS
SM
MD
LG