Ndërlidhjet

logo-print

Hoxhaj dhe Ismajli në një takim në Beograd


Beograd

Beograd

Kryeministri në largim i Kosovës, Hashim Thaçi, ka treguar për një varg takimesh që pritet të mbahen së shpejti dhe që kanë për qëllim bashkëpunimin rajonal.

Në mbledhjen e qeverisë, ai ka thënë se një takim i këtij karakteri do të mbahet sonte dhe nesër në Beograd dhe se atje do të marrin pjesë dy ministrat në largim: Enver Hoxhaj, nga Ministria e Jashtme, dhe Fadil Ismajli, nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik.

Thaçi ka thënë ata do të jenë prezentë në cilësi të barabartë sikur ministrat e qeverive të shteteve të tjera.

Në këtë drejtim, Thaçi ka vlerësuar edhe gatishmërinë e dy kryeministrave, të Shqipërisë dhe të Serbisë, për t’u takuar muajin e ardhshëm në Beograd.

XS
SM
MD
LG