Ndërlidhjet

Parlamenti Evropian miraton Komisionin e ri


Presidenti i ri i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.
Presidenti i ri i Komisionit Evropian, Jean-Claude Juncker.

Parlamenti Evropian ka miratuar Komisionin e ri Evropian, të udhëhequr nga Jean-Claude Juncker.

Ekipi 28-anëtarësh i tij ka fituar 423 vota, të mjaftueshme për të nisur detyrën më 1 nëntor.

Juncker, ish-kryeminsitër i Luksemburgut, pason presidentin e deritashëm të Komisionit Evropian, Jose Manuel Barroso.

Duke iu adresuar parlamentit para votimit, Juncker ka thënë se do të zbulojë një plan prej 300 miliardë eurosh për të forcuar rritjen ekonomike dhe për të hapur vende të reja pune deri në fund të këtij viti.

Ai po ashtu ka premtuar se do të zbatojë rregullat buxhetore.

XS
SM
MD
LG