Ndërlidhjet

logo-print

Ferizaj: 6 të arrestuar për “trafikim me njerëz”


Ilustrim

Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar sot se ka arrestuar gjashtë persona të dyshuar për trafikim me njerëz.

Në njoftim thuhet se operacioni policor është realizuar në rajonin e Ferizajt nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Qenie Njerëzore të Policisë së Kosovës, ku edhe janë arrestuar personat e dyshuar.

Në shtëpinë e njërit prej tyre thuhet se është konfiskuar edhe një revole.

“Të gjitha veprimet policore lidhur me këtë operacion janë kryer nën autorizim të prokurorit përkatës, ku të dyshuarit ndalohen për 48 orë në qendrën e mbajtjes”, thuhet në njoftimin e policisë.

XS
SM
MD
LG