Ndërlidhjet

SHBA “s’ka bërë" asnjë marrëveshje me Korenë V.


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.
Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, ka thënë se Uashingtoni nuk ka bërë asnjë lëshim ndaj Koresë së Veriut për lirimin e njërit prej tre amerikanëve të arrestuar nga Pheniani.

Gjatë një vizite në Berlin, Kerry ka thënë se nuk ka pasur “quid pro quo" (diçka për diçka nga latinishtja) për lirimin e Jeffrey Fowle nga paraburgimi.

Fowle, i cili është arrestuar muaj më parë pasi ka lënë Biblën në një klub nate, ka arritur sot te familja e tij në Ohajo.

Ai është liruar të martën papritur nga zyrtarët verikoreanë.

Koreja Veriore ka thënë se lideri i saj, Kim Jong Un, ka urdhëruar lirimin e Fowle pas “kërkesave të vazhdueshme” nga presidenti i SHBA-së, Barack Obama.

Kerry ka thënë se Uashingtoni është “shumë i shqetësuar” për fatin e dy shtetasve të tjerë amerikanë në Korenë Veriore, të cilët kanë marrë dënime të gjata në kampe të punës.

XS
SM
MD
LG