Ndërlidhjet

Protesta kundër sulmeve me acid në Iran


Isfahan

Isfahan

Mijëra iranianë kanë protestuar në Teheran dhe Isfahan kundër sulmeve me acid ndaj grave, të cilat kanë ndodhur së fundi.

Sulmet në qytetin Isfahan kanë pasur në shënjestër gratë që “nuk kanë qenë të mbuluara si duhet”.

Demonstruesit kanë bartur pankarta me mbishkrimet: “Ofroni siguri për gratë” dhe “Sulmet me acid janë krim”.

Autoritetet në Isfahan e kanë shpallur protestën të paligjshme dhe kanë shpërndarë numër të madh të policëve në rrugë.

Policia ka arrestuar katër persona në lidhje me sulmet me acid në Isfahan.

XS
SM
MD
LG