Ndërlidhjet

Militantët Islamik, plagosin dy ushtare të Izraelit


Ilustrim

Ilustrim

Dy ushtare të Izraelit, janë plagosur pasi ndaj tyre është shtënë me armë zjarri, afër kufirit Izrael-Egjipt.

Ushtria izraelite ka thënë se ushtaret (femra), janë plagosur pasi që militantët Islamik, aktivë në Sinai Peninsula, kanë shtënë me armë drejt një automjeti me të cilin po udhëtonin ushtarët izraelit.

Sulmi ka ndodhur përgjatë pengesës 250 kilometra të gjatë në mes të Izraelit dhe Egjiptit, e ndërtuar në vitin 2012 për të kontrolluar një fluks të mijëra emigrantëve afrikanë të Izraelit.

Izreali dhe Egjipti kanë nënshkruar një traktat paqe në vitin 1979, ndërsa forcat e Egjiptit janë përpjekur që të ndihmojnë në minimizimin e sulmeve të militantëve Islamik në Sinai, ndaj izraelitëve.

Dy ushtaret e plagosura, njoftohet se gjenden jashtë rrezikut për jetë.

XS
SM
MD
LG