Ndërlidhjet

Tri sulme në Kanada, përfshirë Parlamentin - vazhdon kërkimi i terroristëve


Policia, para Parlamentit në Kanada

Policia, para Parlamentit në Kanada

Një apo më shumë persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në Otava të Kanadasë, fillimisht në Memorialin e Luftës, duke vazhduar në Parlament dhe në një qendër tregtare.

E tëra ka filluar, të mërkurën, në Memorialin e Luftës, i cili gjendet afër Parlamentit, ku një i armatosur, ka shtënë me armë zjarri në një ushtar kanadez.

Ky person më pas ka hyrë në Parlamentin e Kanadasë, ku po qëndronte edhe Kryeministri Stephen Harper, por të cilin menjeherë e kanë evakuuar autoritetet e vendit, duke e dërguar në një vend të sigurt.

BBC, njofton se policia kanadeze po vazhdon të kërkojë sulmuesin, por ende nuk dihet nëse ka qenë një apo më shumë prej tyre.

BBC, duke cituar edhe mediat tjera ndërkombëtare, thuhet se një person është parë i shtrirë në Parlament, dhe se ai është njëri prej terroristëve.

Parlamenti i Kanadasë, vazhdon të jetë i rrethuar me policë, ashtu si shumë pjesë të tjera në Otavia, në këto momente ku ora lokale atje është rreth 13:00.

Policia e vendit po ashtu ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të largohen nga rrugët, dhe të qëndrojnë larg dritareve.

XS
SM
MD
LG