Ndërlidhjet

Parlamenti irakian kurd miraton dërgimin e trupave në Siri


Pamje nga Kobani

Pamje nga Kobani

Parlamenti i qeverisë rajonale kurde të Irakut, ka miratuar të mërkurën, dërgimin e luftëtarëve kurdë në Kobani të Sirisë, afër kufirit me Turqinë.

Kryetari i Parlamentit kurd Yusef Muhammad Sadeq, ka thënë se parlamenti ka rënë dakord që të dërgojë kurdët e Irakut për të ndihmuar kurdët e Sirisë, të cilët po luftojnë militantët e Shtetit Islamik (IS).

Por, nuk është bërë e ditur se sa kurdë të Irakut do të dërgohen në Siri.

Në ndërkohë, Qendra Komanduese amerikane, ka njoftuar se avionët ushtarakë të mërkurën kanë ndërmarrë 6 sulme ajrore kundër militantëve të IS, duke shkatërruar disa baza dhe automjete të militantëve.

XS
SM
MD
LG