Ndërlidhjet

Krasniqi: Kosova pranohet në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë


Memli Krasniqi, Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Memli Krasniqi, Ministër i Kulturës Rinisë dhe Sportit.

Ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi, përmes rrjetit social Facebook, ka njoftuar se Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar si anëtar i përkohshëm në Komitetin Olimpik Ndërkombëtarë.

Postimi i plotë i tij:

Me kenaqësinë më të madhe dhe me gëzim e emocione të papërshkrueshme, kam nderin të ju njoftoj se me Kryetarin e Komitetit Olimpik të Kosovës, z. Besim Hasani, sapo morëm lajmin që Komiteti Olimpik i Kosovës është pranuar si anëtar i përkohshem në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Urime sportiteve tanë. Urime mbarë Kosovës.

XS
SM
MD
LG