Ndërlidhjet

Sulmet në Kanada - bllokohet kryeqyteti


Pamje para Parlamentit të Kanadasë

Pamje para Parlamentit të Kanadasë

Autoritetet kanadeze, njoftojnë se ka ndërruar jetë ushtari në të cilin është shtënë me armë zjarri sot në Memorialin e luftës në Otava.

Një apo më shumë persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në Otava, kryeqytetin e Kanadasë sot në mëngjes.

E tëra ka filluar, në Memorialin e Luftës, i cili gjendet afër Parlamentit, ku një i armatosur, ka shtënë me armë zjarri, duke vrarë një ushtar kanadez.

Sulmuesi, më pas ka hyrë në Parlamentin e Kanadasë, ku po qëndronte edhe Kryeministri Stephen Harper, por të cilin menjeherë e kanë evakuuar autoritetet e vendit, duke e dërguar në një vend të sigurt.

Pas parlamentit, është njoftuar edhe për të shtëna me armë zjarri në një qendër tregtare.

Tri qendrat e sulmuara, gjenden afër njëra tjetrës.

Pas pak orësh, policia kanadezë ka njoftuar se kanë shtënë në njërin prej sulmuesve brenda Parlamentit, i cili ka vdekur.

Por dyshimet janë se ka më shumë sulmues, të cilët policia kanadeze po vazhdon t’i kërkojë në Otava.

Parlamenti i Kanadasë, vazhdon të jetë i rrethuar me policë, ashtu si shumë pjesë të tjera në Otava, edhe në këto momente.

Policia e vendit po ashtu ka bërë apel tek të gjithë qytetarët që të largohen nga rrugët, dhe të qëndrojnë larg dritareve.

Ndërsa është njoftuar edhe për mbylljen e Univerzitetit në Otava.

Kurse, njoftimet nga spitali në Otava, tregojnë se janë dërguar tre persona të cilët kanë marrë plagë nga të shtënat me armë zjarri.

Ngjarja e sotme në Otava, ka mobilizuara gjithë shtetin.

Në një konferencë për media, është paraqitur Jim Watson kryetari i kryeqytetit Otava, i cili këtë ditë e ka përshkruar si tregjedi për Kanadanë, ndërsa ka shprehur ngushëllime për ushtarin e vdekur.

Në konferencë të mërkurën janë paraqitur edhe policia e vendit, të cilit kanë thënë se ende nuk mund të tregojnë se sa është numri i sulmuesve.

Ata kanë thënë se njëri prej të dyshuarve është vrarë nga policia në parlament, por po kërkohen edhe të tjerë.

Në të njëjtën kohë, policia ka bërë apel tek qytetarët që për çdo informacion të lajmërojnë policinë.

Ndryshe, ky sulm në Otava, vjen dy ditë pasi dy ushtarë kanadezë në Quebec janë shtypur nga një sulmues që ka lidhje me xhihadistët, ndërsa një tjetër ushtarë ka vdekur.

Pak kohë më parë, Qeveria e Kanadasë ka rritur nivelin e kërcënimit terrorist, nga i ulët në të mesëm, për shkak të rrezikut nga grupet radikale, të tilla si Shteti Islamik dhe Al Kaida.

Kanadaja, këtë muaj, i është bashkuar koalicionit të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara që kryen sulme ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG