Ndërlidhjet

Palestinezi shkel këmbësorët në Jerusalem


Pamje të makinës që ka goditur këmbësorët në Jerusalem, pasi që është përplasur duke ikur nga policia
Pamje të makinës që ka goditur këmbësorët në Jerusalem, pasi që është përplasur duke ikur nga policia

Një palestinez ka vazhduar të ngasë makinën e tij në pjesën e këmbësorëve, duke vrarë një fëmijë izraelit dhe plagosur gjashtë të tjerë.

Policia izraelite një gjë të tillë e ka quajtur ‘sulm terrorist’.

Rasti ka ndodhur në orët e mbrëmjes më 22 tetor, ku makina po ngiste me një shpejtësi të lartë në drejtim të këmbësorëve, në pjesën tek një ndalesë për tramvaj në Jeruzalemin perëndimor.

Ky është sulmi i dytë vrasës, i ndodhur në tre muajt e fundit.

Ngasësi i makinës, një palestinez 21 vjeçar nga lindja e Jerusalemit, ka vdekur nga plagët që ka marrë, pasi është shtënë me armë zjarri në të, derisa po përpiqej që të largohej nga skena.

Zëdhënësja e Departamentit amerikan, Jen Psaki ka dënuar këtë sulm, duke e quajtur ‘sulm terrorist’.

Rasti para këtij, ka qenë në gusht, kur një palestinez është përplasur me eskavatorin e tij në një autobus, duke lënë të vdekur një izraelit dhe plagosur pesë të tjerë. Ngasësi është qëlluar nga policia.

XS
SM
MD
LG