Ndërlidhjet

Harper: Kanada do të luftojë terrorizmin


Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper
Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper

Kryeministri i Kanadasë, Stephen Harper ka thënë se “Kanada nuk frikësohet’ dhe se ajo do të luftojë terrorizmin.

Këto komente ai i ka barë pas rastit të djeshëm, ku një person ka shtënë me armë zjarri dhe ka vrarë një ushtar kanadez në memorialin e luftës afër ndërtesës së Parlamentit, në Otava të Kanadasë.

Sulmuesi i cili më pas ka hyrë në Parlamentin e Kanadasë, është vrarë nga policia.

Kohën kur sulmuesi kishte hyrë në Parlament, aty ishte edhe Harper, por të cilin autoritetet e vendit menjëherë e largojnë duke e dërguar në një vend të sigurt.

Pjesë të kryeqytetit të Kanadasë janë bllokuar, derisa forcat e sigurisë po kërkonin edhe ndonjë person tjetër të dyshuar, të përfshirë në sulmet.

Më herët në një konferencë për media, policia ka bërë të ditur se situata po vazhdon dhe mbetet e paqëndrueshme.

Sipas mediave kanadeze, policia po kërkon një tjetër person me emër Michael Zehaf-Bibeau, si të dyshuar për përfshirje në sulm.

Ndryshe, më 22 tetor, përveç në memorialin e luftës, të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar edhe në Parlament dhe në një qendër tregtare.

Është njoftuar për tre persona të lënduar.

Ky incident vjen pas një dite, kur një tjetër ushtar është vrarë ngë një sulmues i konvertuar në mysliman.

Kanada, para pak kohësh ka rritur nivelin e sigurisë nga ‘i mesëm’ në ‘të lartë’, nga sulmet e mundshme terroriste.

XS
SM
MD
LG