Ndërlidhjet

Vazhdon vrasja e Shiit-ve në Pakistan


Ilustrim

Ilustrim

Një person i armatosur ka shtënë me armë zjarri në një autobus brenda të cilit po udhëtonin mysliman Shiit, duke vrarë gjashtë prej tyre dhe plagosur një tjetër.

Rasti ka ndodhur sot, në jugperëndim të provincës Balochistan të Pakistanit.

Zyrtari policor i rajonit Imran Qureshi, ka thënë së viktimat ishin anëtarë të sektit Hazara Shiit.

Ata ishin të ulur në autobus, pasi kishin dalë prej një marketi ku kishin blerë gjëra ushqimore, kur është shtënë në ta, ka treguar Qureshi.

Ende nuk është gjetur sulmuesi.

Grupi ekstremist Sunni, Lashkar-e-Jhangaëi është akuzuar më herët për sulme të ngjajshme.

Sipas një Komisioni të pavarur për të Drejtat e Njeriut në Pakistan, thuhet se dhuna ka bërë që rreth 200,000 Shiit, të largohen nga Balochistan, gjatë 10 viteve të fundit.

XS
SM
MD
LG