Ndërlidhjet

Kina kërkon bashkëpunim ushtarak me Iranin


Ministri i Mbrojtjes në Kinë, Chang Wanquan

Ministri i Mbrojtjes në Kinë, Chang Wanquan

Ministri i Mbrojtjës në Kinë, i ka thënë udhëheqësit të ushtrisë iraniane, se Beijing kërkon që të forcojë lidhjet ushtarake me Iranin.

Mediat kineze e kanë cituar ministrin Chang Wanquan duke i thënë Admiralit iranian Habibollah Sayyari më 23 tetor, se dy forcat ushtarake gjatë viteve të fundit kanë pasur ‘bashkëpunim të mirë gjatë shkëmbimit të vizitave, gjatë trajnimit të personelit dhe në fusha të tjera’.

Sayyari ka thënë se Irani është i gatshëm që të ‘zgjerojë më tutje bashkëpunimin mes dy forcave, veqanërisht në ato ushtarake’.

Kina është njëra prej 6 fuqive botërore, e përfshirë në bisedimet për programet bërthamore të Iranit.

Por ndryshe nga shtetet tjera që kanë vu sanksione ndaj Iranit, që kjo e fundit të ndalojë zhvillimet e programeve bërthamore, Pekini nuk e ka bërë një gjë të tillë.

XS
SM
MD
LG