Ndërlidhjet

Luftime të reja, në Kiber


Pamje nga Kiber

Pamje nga Kiber

Luftime të reja janë zhvilluar në veri-perëndim në regjionin Kiber, zonë që ndan Afganistanin dhe Pakistanin (pjesë e kontestueshme).

Nga këto sulme, njoftohet se janë vrarë tre militantë dhe tre pjesëtar të forcave afgane.

Përleshjet e fundit kanë ndodhur sot, në zonën Sipah, ndërkohë që ushtria pakistaneze ka vazhduar operacionet e tyre në Kiber, fushatë e nisur në fillim të këtij muaji që ka për qëllim pastrimin e asaj pjese nga grupet ekstremiste islamike.

Mijëra banorë nga ky vend, janë detyruar të shpërngulen.

Grupet militante të tilla si talibane dhe të Al Kaidës vazhdojnë të jenë prezent në shumë zona, duke bërë sulme qoftë në Pakistan dhe në Afganistan.

XS
SM
MD
LG