Ndërlidhjet

Bora lë pa rrymë qytetarët kosovarë


Pamje nga Prishtina

Pamje nga Prishtina

Distribucioni për Furnizim më Energji Elektrike (KEDS), përmes një komunikatë për media, ka bërë të ditur se te reshurat e borës të cilat kanë filluar gjatë ditës së enjte kanë shkaktuar disa prishje në rrjetin energjetik.

Si pasojë e këtyre prishjeve thekson KEDS shumë konsumatorë kanë mbetur pa energji elektrike.

“KEDS e ka trashëguar rrjetin distributiv të vjetruar dhe në gjendje shumë të rëndë që fatkeqësisht nuk mund të përballojë erërat e forta, aq më shumë erërat me të cilat në këto momente po përballemi. Por, është i zotuar në ndërrimin e kësaj situate për të mirë. Prandaj, projektet investuese janë intensifikuar dhe do të intensifikohen edhe më shumë në të ardhmen”, thuhet në njoftimin për media të KEDS.

KEDS përveç tjerash ka kërkuar nga punëtoret të cilët janë në grevë që të shqyrtojnë aktivitetet dhe hapat e ndërmarra në mënyrë që veprimet e tyre të mos privojnë qytetarët nga e drejta për të marrë shërbime jetike.

Punëtorët e Distribucionit për Furnizim me Energji Elektrike në Kosovë (KEDS) kanë filluar të mërkurën një grevë e cila do të zgjasë deri të premten nga një orë në ditë. Greva pason kërkesat e punëtorëve për rritje të pagave.

XS
SM
MD
LG