Ndërlidhjet

Thaçi – Ashton, i japin lamtumirën njëri tjetrit


Kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësuesja e BE-së Catherine Ashton
Kryeministri Hashim Thaçi dhe përfaqësuesja e BE-së Catherine Ashton

Para pak çastesh ka përfunduar takimi në Bruksel, mes Kryeministrit të Kosovës Hashim Thaçi dhe përfaqësueses së lartë të Bashkimit Evropian Catherine Ashton.

Ky ishte takim lamtumirës mes Thaçit dhe Ashton, pasi kjo e fundit e mbaron mandatin më 1 nëntor.

Pas takimit në Bruksel, të dy kanë falenderuar njëri tjetrin për kontributin e dhënë, në arritjen e marrëveshjeve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Ashton, ka qenë ndërmjetësuesja e Bashkimit Evropian në bisedimet politike Kosovë – Serbi.

Ajo ka udhëhequr dhjetëra takime mes Kryeministrit Thaçi dhe kryeministrit të Serbisë Ivica Daçiq.

XS
SM
MD
LG