Ndërlidhjet

200 kurd do të hyjnë në Siri përmes Turqisë


Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka njoftuar se rreth 200 trupa irakiane kurde do të lejohen që të përdorin Turqinë si tranzit për të hyrë në Siri, ku po luftojnë kurdët me militantët e Shtetit Islamik (IS).

Erdogan, ka thënë sot në Latvia, se grupi sirian kurd, Partia e Bashkimit Demokratike (PBD), është pajtuar për këtë aksion.

Në Kobani të Sirisë, i cili gjendet në kufi me Turqinë, janë rreth 2,000 luftëtarë të udhëhequr nga PBD-së, që po luftojnë militantët e IS.

Më 22 tetor, parlamenti irakian kurd, ka miratuar propozimin për të dërguar luftëtarë kurd në Kobani, për të ndihmuar që vendi të mos bie në duar të IS.

Në ndërkohë, aktivistë të të drejtave të njeriut në Siri, kanë treguar se sulmet ajrore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, prej se kanë filluar fushatën sulmuese ndaj militantëve, kanë vrarë 521 militantë dhe 32 civilë në Siri.


XS
SM
MD
LG