Ndërlidhjet

Liderët e partive të koalicionit LDK, AAK, Nisma dhe Vetëvendosje këmbëngulin që Presidentja Atifete Jahjaga të sqaroj situatën politike në vend, pas bllokadës që po zgjat me muaj. Pas një takimi që është mbajtur sot, kryetarët e katër partive të koalicionit, nuk dolën me qëndrime se si do të veprojnë tutje reth krizës institucionale, por kryesisht kanë kërkuar që presidentja të veproj.

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë po ashtu se ishte absurde që presidentja kishte refuzuar kërkesën e deputetëve nga komunitetet pakicë për sqarime shtesë rreth pikës 127 të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth postit të kryetarit të Kuvendit.

“Është ky një shans i madh i lëshuar nga presidentja Jahjaga”, ka deklaruar Haradinaj. Sipas tij, nëse presidentja sërish nuk vepron, atëherë koalicioni pas zgjedhor do t’i bëj publik hapat që do t’i ndërmarr nga fillimi i javës tjetër.

XS
SM
MD
LG