Ndërlidhjet

Amerikanët vazhdojnë me sulme në Siri


Ilustrim
Ilustrim

Forcat ushtarake amerikane, kanë vazhduar edhe sot me sulmet e tyre ajrore kundër militantëve të Shtetit Islamik (IS) në Kobani të Sirisë, ka njoftuar të enjtën, qendra komanduese e SHBA-së.

Sipas kësaj qendre, gjatë të mërkurës dhe të enjtës, 15 sulme ajrore janë ndërmarrë kundër IS në Irak dhe Siri.

Deklarata e tyre, thotë se forcat amerikane me avionët e tyre bombardues kanë ndërmarrë katër sulme afër kufirit në Kobani, duke shkatërruar një qendër kontrolluese të IS dhe po ashtu kanë rrënuar dy rafineri të naftës në lindje të Dawr Az Zawr.

Sulmet tjera janë zhvilluar në Irak afër një burimi ujor në Mosul, me çrast kanë shkatërruar një automjet, pastaj në Bayji dhe në zonën Fallujah.

Sipas qendrës komanduese, avionët e përfshirë në sulme, janë kthyer pa probleme.


XS
SM
MD
LG