Ndërlidhjet

logo-print

Rama: T’i ndalim armiqësitë me Serbinë


Edi Rama

Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, thotë se vendi i tij dhe Serbia, duhet të përpiqen t’i ndalin armiqësitë që kanë zgjatur me dekada, ndaj njëri-tjetrit, duke u fokusuar në çështjet madhore, siç janë dëshira e tyre e përbashkët për anëtarsëim në Bashkimin Evropian, e jo në mospajtimet e ditëve të fundit lidhur me takimin e futbollit, Serbi-Shqipëri.

Mëtutuje, në intervistën për agjencinë AP, zoti Rama ka theksuar se politika ndërkombëtare “nuk mund të udhëhiqet nga takimet e futbollit”.

“Paqja të cilën ne duhet ta arrijmë është shumë e ndjeshme dhe ne duhet ta ndërtojmë atë”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

Mëtutje, ai ka kërkuar që Serbia ta rishqyrtoj qëndrimin e saj lidhur me Kosovën.

“Sa më shpejtë që Serbia ta njohë formalisht Kosovën, gjë për të cilën unë fuqishëm besoj se e kanë bërë por pa e thënë, sepse Kosova kurrë më nuk do të jetë pjesë e Serbisë përsëri, është më mirë për Serbinë dhe për rajonin”, tha Edi Rama.

XS
SM
MD
LG