Ndërlidhjet

Hoxhaj: Brenda 3-5 viteve, me Serbinë zgjidhen të gjitha çështjet


Enver Hoxhaj
Enver Hoxhaj

Ministri i jashtëm i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, gjendet në Serbi për të marrë pjesë në një konferencë rajonale. Kjo është vizita e parë e këtij lloji prej se Kosova e ka shpallur pavarësinë në vitin 2008.

Duke folur sot para gazetarëve në Beograad, ai tha se “Kosova është e pavarur dhe se askush nuk mund ta ndalë rrjedhën e historisë”.

Mëtutje ai parashikoi se gjatë periudhës së ardhshme 3 ose 5 vjeçare, Kosova dhe Serbia do t’i zgjidhin të gjitha çështjet ndërmjet veti.

Në këtë kuadër, ai theksoi:

“Në pikëpamjen tonë ne mund të kemi raporte të plota normale, ne do të kemi proces të plotë të normalizimit ndërmjet dy vendeve”, tha ministri i jashtëm i Kosovës në detyrë, Enver Hoxhaj, i cili në Beograd po merrë pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëndimor, që sponsorizohet nga Bashkimi Evropian.

Serbia refuzon ta njohë pavarësinë e Kosëvës, por Beogradi është pajtuar për përmirësimin e lidhjeve me Prishtinën, për të përparuar në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

XS
SM
MD
LG