Ndërlidhjet

logo-print

Ukrainë: Rusia do të përpiqet t’i shkatërroj zgjedhjet


Arseniy Yatsenyuk

Arseniy Yatsenyuk

Kryeministri i Ukrainës, Arseniy Yatsenyuk, ka tërhequr vërejtjen se Rusia mund të përpiqet t’i shkatërroj zgjedhjet parlamentare të Ukrainës, më 26 tetor.

Zoti Yatsenyuk tha sot se “është absolutisht e qartë se përpjekjet për destabilizimin e situatës do të vazhdojnë dhe do të provokohen nga Rusia”.

Mëtutje ai ka theksuar se Ukraina është “në gjendje të agresionit rus dhe ne para vetes kemi një sfidë më tepër – mbajtjen e zgjdhjeve parlamentare”.

Ministri i brendshëm i Ukrainës, Arsen Avakov, tha se autoritetet kanë vendosur që në ditën e zgjedhjeve në detyrë të jenë 82 mijë policë.

Sipas tij, 4 mijë pjesëtarë të forcës speciale për reagim do të jenë në mesin e atyre që e mbajnë rregullin gjatë votimit.

Parashihet që zgjedhjet të mbahen edhe në 14 rrethe në pjesën lindore të Ukrainës, që aktuaalisht janë nën kontroll të separatistëve prorusë.

XS
SM
MD
LG