Ndërlidhjet

SHBA: Sanksione për ata që blejnë naftë nga IS-i


David Cohen
David Cohen

Shtetet e Bashkuara thonë se mund të imponojnë sanksione ndaj secilit që blenë naftë nga militantët e grupit ekstremist, Shteti Islamik, në përpjekje për shkatërrimin e asaj që është përshkruar si burim i financimit prej 1 milion dollarësh në ditë.

Nënsekretari i thesarit i Shteteve të Bashkuara, David Cohen, tha sot gjatë një fjalimi në Uashington se administrata amerikane po e intensifikon fokusin e saj në shkatërrimin e financimit të Shtetit Islamik.

Sipas tij, militantët e Shtetit Islamik po fitojnë dhjetëra miliona dollarë në muaj me shitjen e nafëts, çmimet që u paguhet për rrëmbime, zhvatje dhe aktivitete të tjera kriminale, e po ashtu edhe nga mbështetja e donatorëve të pasur.

Zoti Cohen tha se nafta është burimi kryesor i financimit.

Militantët e Shtetit Islamik kanë okupuar territore të gjëra në Irak dhe Siri.

XS
SM
MD
LG