Ndërlidhjet

logo-print

KON: Nuk ka shqetësime për protesën e Serbisë lidhur me Kosovën


Thomas Bach

Thomas Bach

Njohja e përkohshme e Kosovës nga ana e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar nuk do të ketë konsekuenca politike, përkundër protesëts zyrtare të Serbisë, tha sot presidenti i KON-it, Thomas Bach.

Në protestën e Serbisë theksohet se njohja e Kosovës ishte “precedent me përmasa të rrezikshme”.

“Nuk jam i shqetësuar për këtë lloj të pasojave”, tha Bach, dhe ka shtuar se “do të ketë gëzim në shkallë të ndryshme në pjesë të ndryshme të botës, kjo është e sigurt”.

“Ne kemi pasur konsultime të gjëra për një kohë gjatë shqyrtimit të kësaj çështjeje dhe mendoj se në mënyrë të gjërë është njohur autonomia e KON-it në këtë aspekt, dhe po ashtu, gjërësisht është pranuar se duke e marrë këtë vendim ne vetëm e kemi zbatuar Kartën Olimpike”, tha Bach.

Komiteti Olimpik i Serbi tha se “e dënon fuqishëm” vendimin e KON-it dhe e ka bërë një protestë zyrtare.

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar tha se Kosova është pranuar nga 108 shtete prej 193 vendeve anëtare të Kombeve të Bashkuara.

XS
SM
MD
LG