Ndërlidhjet

SHBA: Mjeku në Nju Jork – pozitiv në Ebola


Ilustrim
Ilustrim

Mjeku amerikan, Craig Spencer, që është kthyer në Nju Jork pasi ka punuar me pacientët me virusin Ebola në Afrikën Perëndimore, është i prekur nga kjo sëmundje, ka njoftuar prefekti i Nju Jorkut, Bill de Blasio, mbrëmë vonë.

Mjeku Spencer, i cili ka punuar me organizatën Mjekët pa Kufij, tashmë është pranuar në spital.

Guvernatori i Nju Jorkut, Andrew Cuomo, tha se prej se ishte kthyer në Shtetet e Bashkuara, në fillim të këtij muaji nga Guinea, zoti Spencer kishte pasur kontakt me “shumë pak njerëz”.

XS
SM
MD
LG