Ndërlidhjet

Suedi: Ushtria e ndërpreu kërkimin për nëndetësen e dyshuar


Pamje nga kërkimet në arkipelagun e Stokholmit

Pamje nga kërkimet në arkipelagun e Stokholmit

Ushtria e Suedisë thotë se e ka ndërprerë kërkimin për një nëndetëse të jashtme në ujërat afër kryeqytetit Stokholm, pas operaacionit që ka zgjatur një javë.

Ushtria e Suedisë tha sot se “kjo nënkupton se një numër i anijeve dhe i forcave amfibe janë kthyer në port”.

Megjithatë, në kumtesë thuhet se një forcë e vogël do të vazhdoj të kërkoj në arkipelagun e Stokholmit.

E përditshmja suedeze, Svenska Dagbladet, kishte raportuar se një nëndetëse e dëmtuar ruse ishte në qendër të kërkimeve nga ushtria e Suedisë, që kanë filluar më 17 tetor.

Por, Rusia tha se asnjë nëndetëse e saj nuk ishte e involvuar në atë që Suedia e kishte cilësuar si “aktivitet i jashtëm nënujor”.

Zyrtarët e Suedisë nuk e kanë fajësuar asnjë vend në mënyrë konkrete për çështjen e dyshimeve për ndërhyrje në ujërat e Suedisë.

XS
SM
MD
LG